Flash News

POLITIKOFF

Në ditën e 114-të në shtëpinë e BBV, Donaldi dhe Iliri përqafohen me njëri-tjetrin

Në ditën e 114-të në shtëpinë e BBV, Donaldi dhe

Mbrëmë në shtëpinë më të famshme të momentit janë krijuar shumë situata dhe dinamika nga loja me dënime që ‘Vëllai i Madh’ ju dha banorëve.  

Ndërsa disa po ekzekutonin dënimin e tyre, Beniada ishte ajo që shtypi alarmin dhe do të jepte dënimin. 

Teksa ishte e gëzuar që më në fund ajo do jepte një dënim, Iliri dhe Einxhel po zbatonin dënimin e Donaldit, i cili ishte që ata të rrinin të kapur për dore për 3 orë, Beniada dha dënimin më simpatik që ka shkaktuar shumë të qeshura në shtëpi mes banorëve. 

Ajo dënoi Donaldin dhe Ilirin që të rrinin të përqafuar për 5 minuta. 

Dy banorët më të forte të këtij edicioni, Donaldi dhe Iliri, kanë pasur më shumë debate sesa momente relaksi dhe paqeje, por si duket mbrëmë e kanë shijuar këtë moment ku kanë bërë batuta dhe kanë qeshur. 

Të fundit