Flash News

POLITIKOFF

Në rrjet përflitet se është dhe një vajzë e tretë që po e pret Donaldin jashtë

Në rrjet përflitet se është dhe një vajzë e

Në rrjet po diskutohet që tashmë është dhe një vajzë e tretë që po pret Donadn - e cila tashmë pas lidhjes m Beatrix, mund të mos jetë duke e pritur më, dhe kjo gjë ka bërë "lëmsh" gjithë rrjetin.

Shkas për këtë thashethem është bërë një deklaratë e Olti Currit, i cili përmes një video ka thënë se pas tradhtisë që Donaldi i bëri Borës, në këtë mes është edhe një vajzë e tretë.

Olti tregon se Romeo kur hyri brenda në shtëpi për të surprizuar Donaldin, ka dashur t`i japë atij një unazë, por produksioni ka bërë kontrolle të rrepta dhe nuk e ka lejuar.

“Tani flasim për çështje me rëndësi kombëtare. Nuk do flasim as për Sali Berishën, as për Bashën, por për varësen. Varësja është bërë më e famshme se ajo dhia që është te kokorja e Skënderbeut. Varësja e Donaldit, Borës që shkon sa andej-këtej. Çfarë ka ndodhur? Nga burimet e mia të brendshme dhe shumë sekrete kam mësuar që natën që Romeo do hynte në “Big Brother” ka dashur t’i japë Donaldit një unazë. Ok, s’ka asgjë të keqe këtu. Unazën nuk ka mundur t’ia japë dot sepse produksioni ka qenë shumë i rreptë në kontrollin që ka bërë, kështu që gjithë ato historitë e tjera unë nuk i besoj fare. Ju besoni çfarë të doni. Kjo unazë, ju mendoni që ka ardhur nga Bora, por jo, nuk ka ardhur nga Bora. Kështu që në gjithë këtë histori unë kam dyshimet e mia se është dhe një vajzë e tretë”, ka thënë Olti.

Të fundit