Flash News

POLITIKOFF

Nëse Biden duhet të falenderojë dikë ajo është Stacey Abrams, gruaja që ktheu në blu Xhorxhian tradicionalisht të kuqe

Nëse Biden duhet të falenderojë dikë ajo është

 

Nëse Joseph R. Biden arrin të jetë kryesuesi në Xhorxhia, ai ka një person për të falenderuar mbi gjithë të tjerët - sipas shumë demokratëve dhe zyrtarëve lokalë: Stacey Abrams.

Zonja Abrams, një ish-zyrtare e partisë shtetërore, e arsimuar në Yale, ka kaluar gati një dekadë duke rindërtuar koalicionin multiracial për të drejtat e votës që nxiti lëvizjen e të drejtave civile të viteve 1960 dhe duke shtyrë një shtet dikur të dominuar nga konservatorët e bardhë.

Më shumë se kaq, Abrams, shihet gjithnjë e më shumë si pishtari i ri i lëvizjes i mishëruar nga dy xhorxhianë ikonë: Martin Luther King Jr dhe Përfaqësuesi John Lewis.

Aktorja Viola Davis i shkroi Abrams në Twitter:

"Kjo qytetare amerikane do të dëshironte t'ju falenderonte nga zemra e saj !!"

Vetë Abrams ka bërë një postim në Twitter duke falenderuar aktivistët që ushtruan të drejtën e votës në Xhorxhia dhe Hilary Clinton e ka ripostuar duke komentuar:

"Dhe FALEMINDERIT ty Stacy. Faleminderit"

Lisa Lucas (publikuese) ka shkruar në një postim në Twitter për Abrams: "Në cilën orë është parada e Stacey Abrams?"

Shtatë vite më parë, kur ajo ishte ende në legjislaturën e shtetit, Abrams themeloi "New Georgia Project", një organizatë jofitimprurëse që regjistroi rreth 100,000 votues të rinj, pastaj vazhdoi krijimin e "Fair Fight", një organizatë që kishte si qëllim luftimin e shtypjes së votës.

Në 2018-ën, Stacey Abrams u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi nominimin demokratik për gurvenatore dhe humbi në një garë të ngushtë me republikanin Brian Kemp, mes akuzave se Republikanët kishin ndërmarrë hapa për të shtypur votën 'e zezë' duke pastruar listat e votuesve.

Pasi iu 'shkurtuan' 55.000 vota, Arams tha për Vogue " Unë mbajta zi (shiva- hebraike) për 10 ditë. Pastaj nisa komplotin"- një shaka që i referohet periudhës së zisë hebraike.

Që nga humbja e saj, Abrams ka ndihmuar në regjistrimin e rreth 800,000 votuesve të rinj dhe ka luftuar rregullat e një "ndeshjeje të saktë" për fletët e skualifikuara të votimeve. Abrams e ka pasur të vështirë sepse ishte e vetme në këtë përpjekje, duke u bashkuar me një koalicion që përfshinte grupe të të drejtave të ushtrimit të votës si "ProGeorgia"; "The Georgia Coalition for the People’s Agenda" dhe "The New Georgia Project".

Por Abrams, një folëse e fuqishme në publik, u bë fytyra e kësaj përpjekjeje. Stacey Abrams është arsyeja se përse Xhorxhia pas vitesh tradicionalisht e kuqe, sot është blu.

Ish-anëtare e dhomës së përfaqësuesve për këtë shtet, arriti te krijoje lëvizjen më të madhe historike në këtë shtet, ku afroi njerëz me ngjyre dhe te rinj ne gjirin e lëvizjes se saj, njerëz që kurrë nuk ishin marrë me politikë dhe sidomos se kurrë nuk mendonin që vota dhe përfshirja e tyre kishte rendësi maksimale.

Kujtojmë se pak më parë Brad Raffensperger, sekretari i shtetit i Xhorxhias, ka konfirmuar se do të ketë një rinumërim në këtë shtet, për shkak të diferencës së ngushtë mes Biden dhe Trump.

"Do të ketë një rinumërim në Georgia ," tha Raffensberger në Atlanta, duke premtuar transparencë në proces.

Burimi: The New York Times/ Përshtati në shqip: Politiko

Të fundit