Flash News

POLITIKOFF

"Nesër e Përgjithmonë", Ermal Meta: Doja të shkruaja historinë e shqiptarëve

"Nesër e Përgjithmonë", Ermal Meta: Doja të

Ermal Meta ishte dje i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për herë të parë për librin e tij të ri që sapo ka publikuar në Shqipëri.

Rudina Magjistari: Kur mësuam që ti do të shkruaje një libër ishte, pa dyshim, një lajm shumë i mirë dhe pritshmëritë ishin shumë të larta. Unë po të them se mbrëmë kur e kam përfunduar këtë libër, nuk më dilte shamia me thënë të drejtën, sepse ka qenë aq prekës momentet e fundit të librit. I gjithë rrëfimi është shumë i bukur. Është një rrëfim shumë i pastër edhe pse ka shumë personazhe, shumë ngjarje, ndonjëherë ka kthime në kohë, nuk ka një rrjedhë kronologjike të ngjarjes. Ti kthehesh pas për të mbushur pak nga pak mozaikun që e bën këtë libër i cili kompletohet në fund fare. Vjen shumë pastër  dhe shumë rrjedhshëm. Duket sikur ke gjithë jetën që shkruan. Ndoshta është edhe kështu?!

Ermal Meta: Të falënderoj për prezantimin se kë thënë fjalë shumë të bukur, më emocionove shumë!

Rudina Magjistari: Janë të vërteta! Unë e kam të freskët emocionin.

"Kam gjithë jetën që shkruaj, por kam shkruar gjithmonë këngë dhe kënga është shumë ndryshe nga romani. Kam pasur gjithmonë dëshirë të shkruaja që kur isha 20 vjeç me vinin shumë ide në mëndje. Nuk e merrja guximin të shkruaja një roman, se gjithë sforco, lodhjet e mia doja ta hidhja te muzika, sepse nuk mendoja se mund të bëheshin të dyja gjërat njëkohësisht. Nuk e merrja guximin të shkruaja një roman edhe pse kisha shumë ide në mendje. Kur në 2020 erdhi pandemia, nuk më dukej gjë  e drejtë të merresha me muzikë. Në atë periudhë jetoja në Milano dhe çdo 10-20 minuta dëgjoheshin vetëm ambulanca dhe tingulli i sirenës së saj është diçka që njofton diçka të rëndë. Nuk më vinte e lehtë të luaja një piano. Kisha një piano që kisha shumë vite që e synoja një piano të vitit 1919 që e kisha ëndërr që i vogël, por prapë nuk kisha fuqinë të ulesha në piano dhe të shkruaja këngë, por ndieja nevojën që duhet të shprehesha, se nuk kisha kaluar kurrë më shumë se një javë pa shkruar diçka. Më në fund gjeta guximin të shkruaja këtë histori që kisha 2 a 3 vite që e kisha në mëndje. Por nuk kisha skemë, projekt, thjesht fillova të shkruaja. Ideja ishte që në fillim një këngëtar kur shkruan një roman zakonisht, në 90% të rasteve shkruan për jetën e vetë, këtë doja ta evitoja. Do ishte diçka shumë e pritshme. Doja ta masja veten me diçka tjetër".

"Po emocionet janë personale, por nuk doja të ishte historia ime, atë e kam treguar nëpërmjet këngëve, këndvështrimin tim për botën. Për sa i përket romanit, doja të tregoja historinë e një vendi ku unë linda dhe jetova për 13 vite, ku kam rrënjët edhe doja të tregoja diçka që nga ana tjetër e Adriatikut nuk e njohin. Shqipërinë e njohin nga ’91-shi e deri më sot. Doja të shkruaja një roman që të tregonte historinë jo të Shqipërisë, por të shqiptarëve.

Të fundit