Flash News

POLITIKOFF

Ngjashmëria me Brad Pitt e fut në telashe, shumë gra e quajnë "mashtrues"

Ngjashmëria me Brad Pitt e fut në telashe, shumë gra e

Çdo njeri ka së paku 7 sozi në botë dhe gjetja e tyre duke se është thuajse e pamundur. Por ndryshe ndodh me personazhet e njohur publik.

Një 35-vjeçari quajtur Nathan Meads ka zbuluar ngjashmërinë e tij me aktorin Brad Pitt. Meads tregoi se për shkak të ngjashmërisë, shumë njerëz kanë menduar se kanë lidhje gjaku, madje këtë fakt ia kanë vënë në dukje edhe miqtë e tij.

“Miqtë e mi filluan të më flisnin për ngjashmërinë time me Brad Pitt kur isha 20 vjeç. Për 10 vjet të gjithë e kanë vënë në dukje këtë aspekt. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë për t’u dukur si ai. Me kalimin e kohës, kjo ngjashmëri është bërë gjithmonë diçka më e natyrshme", është shprehur ai.

Përtej të mirave dhe privilegjeve që i ka sjellë ngjashmëria e frikshme me aktorin e njohur, Meads shton se kjo ka shkaktuar dhe shumë probleme në jetën e tij senimentale.

Ka shumë gra që e kalojnë ditën duke më shkruar ose duke më telefonuar me video në Instagram sepse nuk besojnë se mund të ekzistoj vërtet. Disa besojnë se po mashtroj dhe se llogaria është e rreme", tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit