Flash News

POLITIKOFF

Një javë para dasmës, Paris Hilton ndryshon vendndodhjen e kurorëzimit  

Një javë para dasmës, Paris Hilton ndryshon vendndodhjen e

Vetëm një javë para celebrimit me Carter Reum,  Paris Hilton ka ndryshuar vendin e dasmës së saj që do të mbahet me 11 nëntor. Trashëgimtarja 40-vjeçare do të thotë ‘po’ në pronën e gjyshit të saj të ndjerë Barron Hilton në Bel-Air.

Më parë ishte raportuar se pjesa e ceremonisë do të zhvillohej në Kishën Good Shepherd në Beverly Hills, megjithatë një mysafir i ftuar zbuloi se planet kishin ndryshuar tani.

"Ndryshoi rreth një javë më parë. Është ndryshuar disa herë. Fillimisht, ata do të martoheshin në kishë, por ata e ndërruan atë rreth një javë më parë”, tha një burim për mediat amerikane. Në mënyrë që të sigurohet privatësia maksimale, përveç datave të dërguara në tetor nuk kishte vendndodhje të zbuluar deri të mërkurën më 3 nëntor.

Një javë para dasmës, Paris Hilton ndryshon vendndodhjen e

Rezidenca e gjerë e gjyshit të ndjerë të Parisit, Barron, në Bel-Air është 15,000 metra katrorë dhe ishte në pronësi të manjatit të hotelit për 60 vjet përpara se t’i shitej ish-CEO i Google, Eric Schmidt në muajin maj.

Për planifikimin e dasmës, ylli i ‘The Cooking Ëith Paris’ është shprehur më parë teksa ka thënë se:

“Ka qenë periudha më emocionuese dhe romantike në jetën time thjesht mezi pres dasmën. Është stresuese ta planifikosh atë”.

Të fundit