Flash News

POLITIKOFF

North nxjerr blof Kim Kardashian: Pse e ndryshon zërin në video

North nxjerr blof Kim Kardashian: Pse e ndryshon zërin në video

Vajza e madhe e Kim Kardashian, njihet për natyrën e saj ngacmuese ndaj së ëmës dhe pa filtra. Ajo shpesh herë ka thënë gjëra që ndoshta nuk duhej thënë në "live-n" e së ëmës. Në një video të fundit, ku Kim shfaqet duke reklamuar disa produkte grimi, në sfond dëgjohet North që e pyet pse e ndryshon mënyrën e të folurit kur u tregon produkte ndjekësve të saj në mediat sociale.

North nxjerr blof Kim Kardashian: Pse e ndryshon zërin në video

Në video, North u tall me zërin përkëdhelës të mamasë së saj.

"Northie ndalo, kjo gjë është kaq e bezdisshme!" -i tha Kim vajzës së saj, e cila po luante me kushërirën e saj, Penelope Disick, vajzën e Kourtney-t. Dhe më pas Kim iu drejtua Penelope-s, duke e pyetur nëse edhe ajo mendonte kështu dhe Penelope gjithashtu ra dakord që Kim e ndryshon zërin e saj në video.

North nxjerr blof Kim Kardashian: Pse e ndryshon zërin në video

“Në videot e mia? Unë nuk flas ndryshe, unë jam e njëjta qenie njerëzore. Pra, ju mendoni se flas ndryshe kur flas për konturin?"

Mbesa e saj tha "po" e ndërsa e bija filloi ta imitonte nënën e saj.

Të fundit