Flash News

POLITIKOFF

Ogerta Manastirliu përlotet në studio për humbjen e të atit

Ogerta Manastirliu përlotet në studio për humbjen e të atit

Ogerta Manastirliu ka qenë sot e ftuar në "Rudina" dhe ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim në daljet publike - sidomos këto dy vitet e fundit - kjo intervistë ishte më personale.

Manastirliu rrëfen kornizën e saj si vajzë, si mikeshë, sfidat, humbjet njerëzore. Ndër të tjera, ajo foli dhe për humbjen e të atit - që ministrja e Shëndetësisë e konsideron dhe si momentin e saj më të vështirë gjatë këtyre dy ditëve.

"Muaji nëntor ishte një muaj që filloi, data 3, me humbjen e babit dhe nuk doja ta prekja. Koha më ka bërë që mos të arrij dot ta vuaj në fund atë kohë sepse puna nuk ma lejonte dot të isha shumë afër tij, edhe pse me mendje isha aty, angazhimi ishte shumëplanësh në aspektin e përgjegjësisë që ishte mbi supe për të bërë atë që duhej në punë ndërkohë më duhej të isha afër, të bëja rolin tim si vajzë."

Manastirliu rrëfeu se marrëdhënia me të atin ka qenë e veçantë për të, një lidhje baba-vajzë ku janë ndërtuar vlerat dhe formimi që do vijëzonin më tej rrugën e saj.

Rudina Magjistari: Ju thatë që nuk patët mundësi ta jetonit humbjen, të ndodhte ai  procesi i brendshëm kur ndahet një njeri kaq i afërt. Ishit gjithë kohës në punë, vazhdonte aktiviteti. Sa keni pasur kohë për të kuptuar që ju ka marrë malli për të, ju mungon?

Ogerta Manastirliu: Patjetër që po, shumë. Shumë. Nuk e dija që do futesha në këtë bisedë sot dhe nuk jam as e përgatitur për ta ndarë me ju apo publikun. Patjetër që po, më merr malli shumë. E kujtoj shumë shpesh.

Të fundit