Flash News

POLITIKOFF

Olesia largohet nga drejtimi i emisionit "Goca dhe Gra"

Olesia largohet nga drejtimi i emisionit "Goca dhe Gra"

Olesia Leco një prej katër moderatoreve të emisionit "Goca dhe Gra" ka lajmëruar se nuk do e drejtojë më këtë program. Lajmin e ka bërë vetë me dije ajo përmes një postim në Instagram ku tregoi se nuk do jetë më pjesë e produksionit, por i është mirënjohëse të gjithë stafit.

“Miq dua t’ju komunikoj që nuk do të jem më pjesë e programit "Goca dhe Gra" për pjesën e mbetur të sezonit. Dua të falenderoj përzemërsisht të gjithë stafin dhe njëkohësisht t’i uroj suksese në vazhdimësi të emisionit”, shkroi ajo.

Programi i “Goca dhe Gra” tashmë programi do drejtohet vetëm nga Krista Merkoçi, Fatma Methasani dhe Tea Trifoni, ish-konkurrente e 'Përputhen'.

Olesia largohet nga drejtimi i emisionit "Goca dhe Gra"

Të fundit