Flash News

POLITIKOFF

Olta dëshiron të lërë shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, ja arsyeja

Olta dëshiron të lërë shtëpinë e ‘Big

Banorët e “Big Brother VIP” pritet të japin sot vendimin përfundimtar për shtyrjen e spektaklit, ku do të konfirmojnë ose jo qëndrimin e tyre deri në 6 maj, pas  sulmit ndaj Top ChanneL.

Në promon zyrtare të “BBVIP”, njoftohet se aktorja Olta Gixhari ka kërkuar të lërë shtëpinë, por ende nuk dihet se cili do jetë vendimi i saj deri në fund të spektaklit.

Kujtojmë se tre të nominuarit e javës janë: Kesi, Qetsori dhe Antoneta.

Sakaq, disa ditët më parë, Olta ka zhvilluar një bisedë telefonike me partnerin e saj Dorin, pasi produksioni u dha mundësinë për të folur me një familjar pas sulmit me armë në TCH.

Gjatë bisedës, Dori ka këshilluar aktoren të ndjekë lojën e saj dhe të mos merret me Luizin, pasi ai është thjesht banor aty.

Biseda

Olta: Dua të shkoj nē finale, s’më intereson a fitoj.

Dori: Luizi ka lojën e vet, çke ti që merr për bazë Luizin. Ai është banor…

Olta: Vdes për ty, o Zot je jeta ime.

Dori: Big Brother-in nuk e ke me Luizin, e ke me publikun. Ç’punë ke ti me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tënden. Secili ka garën e vet.

Pas kësaj, telefonata është mbyllur nga produksioni.

Të fundit