Flash News

POLITIKOFF

"Gabimi më i madh", Olta Gixhari ka dy fjalë për rihyrjen e Kiarës në BBV

"Gabimi më i madh", Olta Gixhari ka dy fjalë për

Aktorja Olta Gixhari, e cila vendosi të lërë shtëpinë e BBV 2 një javë më parë, ka komentuar hyrjen e dytë të Kiara Titos në garë.

E ftuar në “Më lër të flas”, Olta e konsideroi pa hezitim hyrjen e dytë të Kiarës, gabimin më të madh. Gixhari nënvizoi batutën pikante të Arbërit Hajdarit gjatë shoë-t të së martës, i cili tha se gërhima e Luzit tashmë i dukej Kiarës si një klarinetë.

“Kiara ka bërë gabimin më të madh që është futur dhe perla është batuta e Arbërit që tha gërhima iu kthye në klarinetë, në melodi do thosha unë. Kjo është fantastike”, tha Olta.

Nëse Tito u rifut në shtëpinë e BBV sepse “u josh” nga fama apo jo, Olta tha se fakti që ‘gërhima iu kthye në melodi” i thotë të gjitha.

“Se di tani, po mjafton që gërhima është kthyer në melodi, për mua mjafton dhe ke thënë gjithçka”, tha Olta.

Olta Gixhari ka qenë konkurrentja me të cilin Luizi ka pasur shpesh debate. Gixhari la shtëpinë pasi vendosi të kthehej pranë familjes dhe të kalonte kohë me të voglin e saj, Amar.

Të fundit