Flash News

POLITIKOFF

Parashikimi i motit për javën e fundit rë vitit

Parashikimi i motit për javën e fundit rë vitit

Java e fundit e vitit parashikohet të jetë në ndikimin e motit të ngrohtë, falë erërave jugore. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, përgjithësisht, do të mbizotërojë mot me kthjellime e vranësira të cilat hera herës në veriperëndim dhe bregdet do të marrin karakter deri të dendur.

“Gjatë këtyre ditëve, do të ketë reshje të përkohshme në intensitet të ulët kryesisht në veriperëndim e bregdet.

Parashikimi i motit për javën e fundit rë vitit

Në lugina gjatë orëve të mëngjesit, nuk do të mungojë mjegulla e dendur.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rritjen e tyre, e cila do të jetë më e ndjeshme në zonat bregdetare”, thuhet në njoftimin e SHMU-së.

Të fundit