Flash News

POLITIKOFF

Pas deklaratave për ish-gruan, Jennifer Lopez e inatosur me Ben Affleck

Pas deklaratave për ish-gruan, Jennifer Lopez e inatosur me Ben Affleck

Në intervistën e fundit që ka dhënë, aktori dhe regjisori Ben Aflleck tha se nëse do të vazhdonte të ishte i martuar me Jennifer Garner, mbase do ishet ende i varur nga alkooli.

Pas këtyre deklaratave, ka pasur një reagim shumë të ashpër në rrjet kundrejt tij dhe sipas revistës "Page Six", edhe partnerja e tij aktuale, këngëtarja Jennifer Lopez, është mërzitur nga këto deklarata.

"Lopez është e zemëruar," tha burimi. “Ajo po tërhiqet sepse është e lidhur me të. Nuk dëshiron të përfshihet në këtë. Ajo është takuar me Jennifer Garner. Po përpiqet të njohë atë dhe fëmijët e Ben.”

Të fundit