Flash News

POLITIKOFF

Pas katër vitesh bashkë, merr fund lidhja e Leonardo DiCaprio-s me modelen Camila Morrone

Pas katër vitesh bashkë, merr fund lidhja e Leonardo DiCaprio-s me

Pas më shumë se katër vitesh lidhje, Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë ndarë. Burime të shumta thanë për ‘People’ se çifti nuk është më bashkë. Aktori dhe modelja u lidhën për herë të parë në dhjetor 2017-ës. 23 vitet e diferencës së moshës, Camila i komentoi njëherë kështu:

"Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të jetë me atë që dëshiron të jetë."

Pas katër vitesh bashkë, merr fund lidhja e Leonardo DiCaprio-s me

Pavarësisht interesit të lartë të publikut, DiCaprio dhe Morrone bënë përpjekje të mëdha për ta mbajtur romancën e tyre private. Ata kurrë nuk ecën në tapetin e kuq së bashku, megjithëse u ulën bashkë në rreshtin e parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, në 2020-ën. Tani, vetëm dy muaj pas ditëlindjes së 25-të të Morrone, burime të shumta thanë për ‘People’ se modelja dhe DiCaprio janë ndarë. Përfaqësuesit e të dyve nuk pranuan të komentojnë mbi lajmet.

Pas katër vitesh bashkë, merr fund lidhja e Leonardo DiCaprio-s me

Leonardo DiCaprio është padyshim një nga aktorët më të mirë në Hollywood. Roli i tij në filmin “Titanic” e ktheu atë në aktorin më të preferuar të njerëzve në mbarë botën. Në karrierën e tij 30-vjeçare në botën e televizionit ai ka luajtur në vetëm 29 filma. Pasi ka luajtur në shumë më pak filma në krahasim me kolegët e tij, ne na u desh të zbulonim më shumë për jetën e tij. Njihuni me 9 fakte që me siguri nuk i dini për yllin e Hollywood-it, Leonardo DiCaprio në këtë link…

Të fundit