Flash News

POLITIKOFF

Pas përqafimit 'historik' mes saj dhe Hailey Bieber reagon Selena Gomez

Pas përqafimit 'historik' mes saj dhe Hailey Bieber reagon Selena

Hailey Bieber dhe Selena Gomez duket se kanë lënë pas në të kaluarën çdo mëri dhe hatërmbetje që ka ekzistuar mes tyre. Dyshja janë parë duke bërë fotografi së bashku gjatë një eventi në Los Angeles dhe duhet thënë që dukeshin shumë të lumtura. Vajzat hodhën poshtë thashethemet për një grindje për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber.

Pas përqafimit 'historik' mes saj dhe Hailey Bieber reagon Selena

Fotoja e tyre u komentua gjatë, por së fundmi këngëtarja Selena Gomez ka reaguar gjatë një interviste duke u shprehur se “nuk ishte diçka e madhe”. Gomez tha për “Vulture” ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm të Apple TV+ , “My Mind and Me” se:

"Nuk është asnjë gjë. Është e gjitha veç respekt."

Pas përqafimit 'historik' mes saj dhe Hailey Bieber reagon Selena

Ndërkohë, pas fotove virale erdhi edhe reagimi i Justin Bieber. Një burim i afërt me Justin ka thënë për “Entertainment Tonight” se ai është shumë i lumtur me faktin që ato kanë ecur përpara dhe kanë bërë paqe. Kohët e fundit Hailey ka qenë shënjestër e shumë njerëzve të cilët shpesh e bëjnë fajtore për ndarjen e Selena-s nga Justin. Selena është shprehur se talljet janë të poshtra dhe neveritëse dhe u ka kërkuar njerëzve që të jenë të sjellshëm.

Pas përqafimit 'historik' mes saj dhe Hailey Bieber reagon Selena

Të fundit