Flash News

POLITIKOFF

Pas thumbave në distancë, Bieta Sula tregon nëse do shkonte si e ftuar tek Rudina Magjistari

Pas thumbave në distancë, Bieta Sula tregon nëse do shkonte si e

Mbrëmë ka qenë e ftuar në "Binjakët Show" me Romeon dhe Donaldin, Bieta Sulo dhe partneri i saj Alban Dudushi.

Gjatë intervistës çifti zbuloi shumë të pathëna, por Bieta u pyet dhe për "konkurrenten" e saj në ekran, mdoeratoren Rudina Magjistari. Ka disa kohë që dy moderatoret po "përplasen kokë me kokë" pasi transmetohen në të njëjtën kohë dhe ka pasur dhe disa thumba në distanca nga dyshja.

E pyetur “Të ka ftuar ndonjëherë Rudina në emision?”, Bieta iu përgjigj: “Cila Rudinë, se janë disa?”

“Asnjëherë”- tha ajo, teksa tha se e ka të pamundur të lëvizë sepse është në transmetim live çdo pasdite, nga e hëna në të premte.

E pyetur se cili emision ka më shumë shikueshmëri sipas saj, Bieta u përgjigj:

“Në kuptimin sasior të viteve që ka në treg, është “Takimi” i Rudinës. Të them të dhënat e Youtube-it? Trefish për “Ftesë në 5”- është shprehur Bieta.

Të fundit