Flash News

POLITIKOFF

Pavarësisht statusit të tyre mbretëror, Princi George dhe Princeshë Charlotte janë njësoj si gjithë nxënësit e tjerë

Pavarësisht statusit të tyre mbretëror, Princi George dhe

Princi George dhe Princeshë Charlotte janë kthyer në shkollë dhe aty ata të dy janë njësoj si gjithë nxënësit e tjerë, pavarësisht statusit mbretëror që kanë.

Pavarësisht statusit të tyre mbretëror, Princi George dhe

Motër e vëlla janë rikthyer këtë javë në shkollën “Thomas's Battersea” në Londër. George, 8-vjeçar, rikthehet në shkollë për të katërtin vit, ndërsa Charlotte, 6-vjeçare, shkon në klasën e dytë. Pavarësisht statusit të tyre mbretëror, i gjithë stafi i shkollës thotë se fëmijët trajtohen njësoj si të gjithë të tjerët sapo hyjnë në portën e shkollës.

Pavarësisht statusit të tyre mbretëror, Princi George dhe

Emri i plotë i vogëlushes është Charlotte Elizabeth Diana, ndërsa titulli i saj zyrtar është Madhëria e saj Princesha Charlotte e Cambridge-t. Të dy emrat, që e identifikojnë menjëherë Princeshën, në fakt, nuk përdoren as nga mësuesit dhe as nga nxënësit e shkollës.

Pavarësisht statusit të tyre mbretëror, Princi George dhe

Duke ndjekur shembullin e vëllait të saj të madh dhe anëtarëve të tjerë të familjes, ajo përdor si mbiemër në shkollë titullin e prindërve. Prandaj, njihet në shkollë si Charlotte Cambridge. Edhe George, i cili është George Alexander Louis apo Madhëria e tij Princi George i Cambridge – njihet në shkollë me emrin George Cambridge.

Të fundit