Flash News

POLITIKOFF

Pengu i Bebe Rexhës nga adoleshenca

Pengu i Bebe Rexhës nga adoleshenca

Bebe Rexha ka dhënë intervistë për revistën “Bustle”, ku ka rrëfyer edhe për periudhën e adoleshencës. Ajo tregoi se që në moshën 16-vjeçare ka pasur qëllim që të arrijë majat në karrierë dhe të ishte shumë e suksesshme.

Por këngëtarja me origjinë shqiptare ka një peng nga adoleshenca dhe do i jepte vetes së saj një këshillë.

“Do i thosha vetes të merrte frymë thellë, të jetonte momentin dhe të mos e merrte çdo gjë pranë zemrës. E kam sforcuar shumë veten. Dhe akoma kështu jam. Por do doja të isha më pak dhe të shijoja momentin. Kam kërkuar shumë prej vetes. Edhe kur isha 16 vjeç, isha e etur, gjithmonë thosha: çfarë kam për të bërë tjetër? Pse po e bëj këtë? Pse nuk e bëj dot këtë? Do doja ta kisha shijuar më shumë rrugëtimin. Do i thosha vetes të merrja frymë thellë dhe të ngadalësoja”, u shpreh ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

Të fundit