Flash News

POLITIKOFF

Për shkak të gruas, Obama nuk do të punojë më Biden

Për shkak të gruas, Obama nuk do të punojë më Biden

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të ish-nënkryetarit e tij dhe tani Presidentit e zgjedhur, Joe Biden, gjatë fushatës presidenciale.

Por a do të kthehet Obama në Shtëpinë e Bardhë?

Në një intervistë të re me Gayle King në “CBS Sunday Morning”, ish- presidenti Obama tregoi se edhe nëse ai do të kishte një dëshirë të kthehej si pjesë e kabinetit ekzekutiv të Biden, gruaja e tij dhe ish- zonja e parë, Michelle Obama, nuk do ta lejonte kurrë atë.

“Unë do ta ndihmoj atë në çdo mënyrë që të mundem. Por tani, ju e dini, unë nuk jam duke planifikuar të punoj papritmas për stafin e Shtëpisë së Bardhë ose diçka tjetër. Me siguri ka disa gjëra që nuk do të bëja, sepse Michelle do të më linte. Ajo do të më thoshte çfarë po bën”, tregoi Obama.

Të fundit