Flash News

POLITIKOFF

Përflitet se martesa e JLo dhe Benn Affleck është në krizë

Përflitet se martesa e JLo dhe Benn Affleck është në

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan këtë verë, më shumë se 17 vjet pas lidhjes së tyre të parë. Megjithatë, jo gjithçka duket e po shkon për mrekulli mes çiftit të sapomartuar, pasi së fundmi po përfliten për një krizë martesore.

Përflitet se martesa e JLo dhe Benn Affleck është në

Prej disa javësh çifti ka qenë në qendër të mediave, pasi Affleck nuk jeton në të njëjtën shtëpi me gruan e tij, vendim që thuhet se e morën për ta mbajtur sa më të freskët martesën e tyre. Sipas raportimeve, J-Lo nuk e pëlqen aspak zakonin e pirjes së duhanit të Affleck, pasi era e cigares e shqetëson atë. Burime pranë dyshes kanë shpjeguar se ai ka premtuar se do ta lërë duhanin, por është i stresuar dhe po pi duhan më shumë se kurrë më parë.

Përflitet se martesa e JLo dhe Benn Affleck është në

Po ashtu, thuhet se njerëzit e afërt të Affleck janë të shqetësuar për aktorin, sepse J.Lo i tregon atij se si të vishet, të hajë, të stërvitet – në përgjithësi si të jetojë jetën e tij. Madje, burimi që foli për mediat tha se Ben po shndërrohet në robotin personal të J.Lo-së.

Të fundit