Flash News

POLITIKOFF

Performanca e jashtëzakonshme e Anxhelas në Eurovision është sponsorizuar nga vetë ajo

Performanca e jashtëzakonshme e Anxhelas në Eurovision është

Performanca e Anxhela Persiterit është komentuar shumë dhe është konsideruar e jashtëzakonshme dhe më e mira ndonjëherë e Shqipërisë dhe kjo jo pa arsye.

Anxhela ka punuar me një nga kuratoret më të mira të huaj, Sasha nga Suedia që ka kuruar skenën e emrave të mëdhenj të muzikës. Edhe pse duhet të ketë një buxhet special për performancat diçka e tillë nuk ndodh në vendin tonë, sepse RTSH-ja ka një buxhet shumë të kufizuar për prezantimin në “Eurovision”.

Olti Curri, i cili ishte tekstshkrues i këngës “Karma” të Anxhelës, ka zbuluar se këngëtarja i ka mbuluar vetë të gjitha shpenzimet e performancës.

“Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël. Sasha (artistja që kuroi performancën skenike) u dashurua me performancën e Anxhelës”, tha Olti Curri në emisionin “TempOra" në Ora News.

Të fundit