Flash News

POLITIKOFF

"Përformuesja më e re ndonjëherë", Billie Eilish hyn në histori

"Përformuesja më e re ndonjëherë", Billie Eilish

Billie Eilish ka hyrë sërish në histori. Këngëtarja që mbush 20-vjeçe në muajin dhjetor, është shpallur si përformuese për Festivalin e ardhshëm “Glastonbury”.

Sipas llogarisë zyrtare të festivalit në Tëitter, Billie Eilish do të jetë “përformuesja më e re ndonjëherë”.

“Ne jemi shumë të ngazëllyer për të konfirmuar se Billie Eilish do të kryesojë Fazën Piramidale të premten mbrëma në Glastonbury 2022, për t’u bërë përformuesja më e ri e këtij festivali ndonjëherë,” thuhet në postimin në Twitter.

“Kjo do të jetë shfaqja e saj e parë kryesore e festivalit në Mbretërinë e Bashkuar”.

kujtojmë se këngëtarja e njohur theku rekord në vitin 2020, duke u bërë interpretuesja më e re solo që ka fituar çmimin për albumin e vitit në historinë e "Grammy".

Të fundit