Flash News

POLITIKOFF

Përndiqte Taylor Swift, arrestohet 33-vjeçari

Përndiqte Taylor Swift, arrestohet 33-vjeçari

Një burrë është arrestuar dhe akuzuar për ngacmim dhe përndjekje të Taylor Swift në New York.

David Crowe, 33 vjeç nga Seattle, u arrestua të hënën pas ankesave për një “burrë të sëmurë emocionalisht që vepron në mënyrë të çuditshme”. Ai u akuzua për ngacmim dhe përndjekje.

Pak ditë më parë shtëpia e Sëift dukej se ishte shënjestër e një tentative grabitjeje por ajo nuk ndodhej aty. Policia nuk ka konfirmuar nëse i dyshuari i arrestuar është i lidhur me rastin e ngacmimit dhe ndjekjes.

Kjo nuk është hera e parë që Taylor bëhet pre e incidenteve të tilla. Në vitin 2022, një burrë u arrestua pasi makina që ai po drejtonte në gjendje të dehur u përplas në shtëpinë e saj si një përpjekje për të hyrë.

Të fundit