Flash News

POLITIKOFF

Përse po kritikohet kaq ashpër Givenchy për aksesorin e modeleve gjatë pasarelës

Përse po kritikohet kaq ashpër Givenchy për aksesorin e modeleve

Shtëpia e modës franceze "Givenchy" është kritikuar ashpër për shkakun se gjatë pasarelës, modelet mbanin varëse që ngjanin si litarë gjatë sfilatës në Javën e Modës në Paris.

Përse po kritikohet kaq ashpër Givenchy për aksesorin e modeleve

Tre prej modeleve që po ecnin në pasarelë mbanin versione ari dhe argjendi të aksesorit në shfaqjen Givenchy të Pranverë/Verë 2022. Këto kritika vijnë dy vite pasi Burberry kërkoi falje për një bluzë me kapuç, lidhëset e së cilës i ngjanin një litari në formë laku.

Përse po kritikohet kaq ashpër Givenchy për aksesorin e modeleve

"Mund të mendonit se industria do të kishte mësuar të mos vendoste gjëra që ngjajnë me tela rreth qafës së një modeleje," shkroi në Instagram llogaria e famshme e modës, Diet Prada.

"Vërtet të bën të pyesësh veten se si askush nuk e vuri re, por mjerisht ... historia përsëritet."

Teksa aktivistja Kim Saira shkroi:

Përse po kritikohet kaq ashpër Givenchy për aksesorin e modeleve

"Si kaloi kjo tek disa njerëz para kësaj shfaqjeje dhe të gjithë menduan se kjo ishte në rregull? Dhe gjithashtu pse nuk jam e befasuar?"

Të fundit