Flash News

POLITIKOFF

Pervojë premium për adhuruesit e "video-game"

Pervojë premium për adhuruesit e "video-game"

Kombinimi i veçorive të reja dhe inovative është objektivi i shumë kompanive që merren me përmirësimet e parametrave në industrinë e "video-lojërave".

Samsung është një nga këta që do të sjellë një përvojë premium  me partneritete interesante të industrisë për të krijuar një përvojë novatore të lojërave me 2021 Neo QLED dhe QLEDs. Linja e re 2021 Neo QLED dhe linja QLED ofron disa nga veçoritë më të preferuara nga monitorët premium të lojrave Samsung, të vlerësuara me çmime, për një performancë të optimizuar.

Pervojë premium për adhuruesit e "video-game"

"Konsumatorët duan monitorë premium që mund të përmirësojnë përvojën e lojrave - pavarësisht nëse ata janë duke luajtur në PC ose me një levë", është shprehur  Younghun Choi, Zv. president ekzekutiv në Biznesin Vizual, Samsung Electronics.

"Kjo është arsyeja pse ishte kritike për ne që të ndërtonim dhe të optimizonim veçoritë kryesore të lojrave nga monitorët dhe televizorët tanë të vlerësuar me çmime, në 2021. Këto përmirësime do t'i lejojnë konsumatorët të zhbllokojnë fuqinë e plotë të lojërave të gjeneratës tjetër në Neo QLED dhe Linja QLED. ”

Pervojë premium për adhuruesit e "video-game"

Neo QLED dhe QLEDs 2021 plotësojnë përvojën e lojërave me një audio të qartë dhe gjithëpërfshirëse. Me Game Object Tracking Sound, televizorët QLED përdorin teknologjinë AI për të projektuar audio nëpër dhomë që korrespondon me aksionin në ekran - kështu që ju do të dini saktësisht se ku të drejtoheni kur të dëgjoni hapat e një lojtari tjetër.

Të fundit