Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pesë arsye pse Facebook-u duhet të shqetësohet pas informacioneve të rrjedhura

Javët e fundit kanë qenë të vështira për gjigantin e medias sociale, Facebook-un, pas një serie zbulimesh të bëra publike nga një sinjalizuese, që tregojnë se kompania e dinte se platforma e saj kryesore po përkeqësonte të gjitha llojet e problemeve sociale në mbarë globin, nga trafikimi i qenieve njerëzore tek dhuna sektare.
Zbulimet e reja këtë javë kanë treguar se angazhimi i supozuar i kompanisë për lirinë e shprehjes trajtohet si diçka e parëndësishme, kur qeveri shtypëse, si ajo e Vietnamit, kërkonin që disidentëve t'u mbyllej goja. Ato treguan se Facebook-u e dinte se algoritmet e tij i orientonin përdoruesit drejt përmbajtjeve ekstreme, të tilla si teoritë e konspiracionit të lëvizjes së krahut të djathtë ekstrem QAnon dhe tek pretendimet e rreme kundër vaksinave, por megjithatë kompania ndërmori pak veprime për ta zgjidhur problemin.
Në deklarata dhënë mediave të ndryshme, kompania u ka dalë në mbrojtje veprimeve të saj, duke thënë se ka vënë në dispozicion burime të mëdha në garantimin e sigurisë në platformën e saj, duke shtuar se shumë nga informacionet që u janë dhënë gazetarëve e zyrtarëve qeveritarë, janë nxjerrë jashtë kontekstit.
Në një telekonferencë të hënën, ku po diskutohej rreth të ardhurave tremujore të kompanisë, shefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg pohoi se së fudmi media po pasqyron një pamje të pavërtetë të kompanisë së tij.
“Kritikat me bazë të shëndoshë na ndihmojmë të përmirësohemi”, tha zoti Zuckerberg. “Por pikëpamja ime është se ajo që ne po shohim është një përpjekje e koordinuar për të përdorur në mënyrë selektive dokumente të rrjedhura për të ofruar një panoramë të rreme mbi kompaninë sonë. Realiteti është se ne kemi një qasje të hapur, ku inkurajojmë diskutimin dhe kërkimin rreth asaj që bëjmë, në mënyrë që të mund të shënojmë përparim në shumë çështje komplekse që nuk janë specifike vetëm për ne”.
Dokumentet e publikuara, si dhe disa sfida të kompanisë që nuk lidhen me to, nënkuptojnë se Facebook-u, i cili gjithashtu ka në zotërim edhe Instagramin dhe shërbimin e mesazheve WhatsApp, ka shumë arsye për t'u shqetësuar në javët dhe muajt e ardhshëm. Dhe ja cilat janë pesë arsyet kryesore.
Një hetim i mundshëm nga Komisioni i Letrave me Vlerë
Sinjalizuesja Frances Haugen, një ish-menaxhere e kompanisë, u dorëzoi muajin e kaluar ligjvënësve dhe gazetarëve mijëra faqe dokumente, çka nxiti një valë shkrimesh mediatike rreth praktikave të kompanisë. Por dokumentet shkuan edhe në Komisionin e Letrave me Vlerë, duke hedhur bazat për një hetim federal të kompanisë.
Zonja Haugen pretendon se dokumentet ofrojnë prova se kompania ka fshehur informacione që mund të kenë ndikuar në vendimet e investitorëve për blerjen e aksioneve të Facebook-ut. Ndër të tjera, ajo thotë se dokumentet tregojnë se Facebook-u e dinte se numri i përdoruesve të tij aktual, një instrument kyç për matjen e aftësisë së tij për të ofruar reklama nga të cilat varen dhe fitimet e kompanisë, ishte më i ulët krahasuar me atë që raportohej.
Komisioni i Letrave me Vlerë nuk ka dhënë sinjale nëse do të nisë një hetim mbi kompaninë dhe një akuzë për praktika mashtruese në tregjet e aksioneve do të ishte e vështirë të provohej, e do të kërkonte prova se drejtuesit e kompanisë në mënyrë aktive dhe me vetëdije i kishin mashtruar investitorët. Por hetimi në vetvete mund të ishte i dëmshëm për imazhin e kompanisë tashmë të dëmtuar.
Në një deklaratë dhënë mediave të ndryshme, një zëdhënës i Facebook-ut tha se: “Ne i japim informacione të gjera Komisionit të Letrave me Vlerë në lidhje me sfidat me të cilat përballemi, përfshirë angazhimin e përdoruesve, gjykimin që bëjmë mbi llogaritë e dyfishta dhe ato të rreme si dhe mbrotjen e platformës sonë nga ata që duan ta përdorin për të dëmtuar të tjerët. Të gjitha këto çështje njihen dhe debatohen gjerësisht në industri, në mesin e akademikëve dhe në media. Ne kemi besim se informacionet që ne ofrojmë u japin investitorëve atë çka u nevojitet për të marrë vendime të informuara”.
Padi lidhur me monopolet
Facebook-u është paditur tashmë nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), i cili pretendon se kompania ka monopolin në tregun e mediave sociale. Agjencia ka kërkuar që tre platformat kryesore të saj përfshirë Instagram-in dhe WhatsApp-in, të ndahen.
Facebook ka pohuar publikisht se nuk gëzon monopol, por dokumentet e brendshme të vëna në dispozicion nga zonja Haugen tregojnë se kompania e di se është jashtzakonisht mbizotëruese në disa zona, duke i dhënë potencialisht FTC-së "municione" shtesë në përpjekjet për të bindur një gjykatës federal që ta shpërbëjë kompaninë.
Veprimet legjislative
Megjithëse gjatë këtyre ditëve ligjvënësit në Kongres kanë treguar se nuk bie dakord për shumë çështje, dëshmia e zonjës Haugen në një seancë dëgjimore muajin e kaluar ngjalli zemërim dypartiak ndaj Facebookut, veçanërisht rreth zbulimeve se kompania ka qenë prej kohësh në dijeni se Instagrami është i dëmshëm për shëndetin mendor të shumë përdoruesve adoleshentë, veçanërisht vajzave.
Që nga ai moment janë paraqitur disa nisma ligjore, përfshirë një propozim për të krijuar një "bord vlerësimi të aplikacioneve" që do të vendoste kritere moshe e përmbajtjeje për përdorimin e aplikacioneve në internet.
Nisma të tjera ligjote synojnë t'i bëjnë kompanitë e medias sociale sikurse Facebook-u, përgjegjëse për dëmin e shkaktuar nga informacioni i rremë që qarkullon në platformë, ose t’i detyrojnë kompaninë të ofrojë mbrojtje më të fortë mbi privatësisë e t’u japin përdoruesve të drejtën për të kontrolluar përhapjen e përmbajtjes që lidhet me ta.
Ramya Krishnan, një avokate në Institutin “Knight First Amendment” “Kalorësi i Amendamentit të Parë” dhe profesoreshë në Fakultetin Juridik të Kolumbias, është një prej shumë akademikëve që kanë ushtruar trysni që ligjvënësit të kërkojnë nga Facebook-u e platforma të tjera të medias sociale, që t'u lejojnë studiuesve dhe gazetarëve qasje më të mirë tek të dhënat lidhur me audiencën dhe angazhimin e tyre.
“Ne kemi parë një interes të shtuar mes ligjvënësve dhe enteve rregullatore për zgjerimin e hapësirës për kërkime dhe gazetari të përqëndruar tek platforma, duke patur parasysh se rregullimi në mënyrë efektive i platformave kërkon që ne të kuptojmë më mirë ndikimin që ato kanë në shoqëri dhe demokraci”, i tha ajo Zërit të Amerikës.
Mospajtimi i brendshëm
Një nga gjërat që bie në sy në lidhje me dokumentet e publikuara këtë javë është zemërimi i madh i krijuar brenda Facebook-ut mbi imazhin publik të kompanisë. Informacionet e publikuara përfshijnë një sërë mesazhesh të brendshme e komunikime të tjera, në të cilat punonjësit e Facebook-ut ankohen për mungesën gatishmërisë së kompanisë për të kontrolluar përmbajtjen në faqe.
“Po mundohem të përputh vlerat e mia me punën këtu”, shkruante një punonjëse lidhur me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, i cili u organizua pjesërisht në Facebook. “Erdha këtu duke shpresuar të bëj ndryshime dhe të përmirësoj shoqërinë, por gjithçka që kam parë është atrofizim dhe heqje dorë nga përgjegjësitë”.
Dokumentet tregojnë se kompania po humb punonjës, veçanërisht ata të akuzuar për luftimin e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit, sepse ata nuk besojnë se përpjekjet e tyre kanë mbështetjen e menaxhmentit.
Bojkoti nga kompanitë reklamuesve
Vitin e kaluar, Lidhja Anti-Shpifje organizoi një fushatë për të ushtruar trysni ndaj kompanive në mënyrë që t'i ndalin reklamat e tyre në Facebook në shenjë proteste ndaj dështimit të saj për të eliminuar retorikën e urrejtjes në platformë. Në një deklaratë për “Zërin e Amerikës” Jonathan A. Greenblatt, drejtor ekzekutiv i grupit, tha se po përgatitet ta bëjë këtë sërish këtë gjë.
"Mark Zuckerberg kërkon që ju të besoni se Facebook-u po bën gjithçka që është e mundur për të trajtuar problemet e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit", thotë zoti Greenblatt. “Tani ne e dimë të vërtetën: Ai ishte i vetëdijshëm për atë që po ndodhte dhe zgjodhi të injoronte rekomandimet e analistëve të brendshëm dhe nuk bëri asgjë. Ne do të bëjmë diçka lidhur me këtë, sepse realisht, kanë humbur jetë njerëzish, atyre u është mbyllur goja apo janë vrarë, si rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës nga ana e Facebook-ut”.
“Ne po zhvillojmë bisedime për të përcaktuar se cila është mënyra më e mirë për të sjellë ndryshime reale në Facebook, qoftë në aspektin e politikëbërjes, përgjegjësisë së aksionerëve apo reklamuesve", shtoi ai më tej. “Por mos gaboni: Ne e kemi sfiduar me sukses më parë makinën e urrejtjes dhe dezinformimit të Facebook-ut dhe nuk kemi frikë ta bëjmë sërish. Është koha për ta frenuar këtë kompani mashtruese dhe produktet e saj të dëmshme”.
Dje, Parlamenti Europian dhe Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë, diskutoi progres-raportin e përvitshëm për Shqipërinë. Temat e përhershme si, sundimi i ligjit, demokracia dhe vota nuk kishin ndryshuar, duke marrë disa kritika thelbësore.
Po të ndalemi te drejtësia, është pikërisht ajo që çalon më shumë, por përfaqësuesit europian u munduan t’ia hidhnin ‘fajin’ mosmarrëveshjeve të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut për vonesat e hapjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
I këtij mendimi është edhe eksperti gjerman pranë CDU-së, Martin Henze. Në një intervistë të dhënë për “Shekulli”-n, Henze parashtron gabimet, pse jo të qëllimshme, të faktorit ndërkombëtar në Shqipërinë dhe krahasimin me rastin e Azerbajxhanit dhe Polonisë.
Intervista e plotë:
Zoti Henze, korrupsioni është një çështje e madhe në Ballkan dhe njerëzit e Shqipërisë shpesh akuzohen se janë një komb i korruptuar, veçanërisht nga bashkësia ndërkombëtare, çfarë mendoni për këtë?
Me të vërtetë, nëse shikojmë kritikat, gjithashtu edhe sjelljen e disa diplomatëve, mund të krijojmë përshtypjen: të gjithë njerëzit janë të korruptuar në Shqipëri, në të vërtetë, edhe gjuha e disa diplomatëve është befasuese.
Si kuptohet kjo?
Ndonjëherë kam përshtypjen, veçanërisht kur dëgjoj ambasadoren amerikane, se ajo e trajton popullsinë shqiptare si një komb që nuk është në moshë dhe që së pari duhet të arsimohet. Rama, nga rruga, po merr një qasje të ngjashme.
A nuk është kështu?
Jo, Shqipëria është një nga kombet më të vjetra kulturore në Europë dhe ka pasur një ndikim të fortë dhe progresiv në kulturën europiane. Shqiptarët nuk janë fëmijë, por europianë të rritur, ata janë të barabartë, me të gjitha pikat e forta dhe të dobëta. Shqipëria ka probleme strukturore, të shkaktuara nga varfëria në vend dhe nga trafiku i drogës dhe pastrimi i parave, natyrshëm lind korrupsioni. Sundimi i ligjit është jofunksional. Deri më sot, gjykatat më të larta të Shqipërisë nuk kanë personel në përputhje me kushtetutën. Janë rreth 40,000 raste të vjetra. Kjo prapambetje çon gjithashtu në një perspektivë të gjyqësorit shqiptar të paaftë për të vepruar, sundimi i ligjit është jofunksional. Zgjedhjet parlamentare po manipulohen vazhdimisht nga anëtarët e partisë në pushtet, zgjedhjet po mbahen nga qeveria autokratike. Ata kanë probleme strategjike, ne kishim folur tashmë për personat Basha dhe Rama. Por kombi shqiptar nuk është i korruptuar. Janë aktorë individualë dhe autorët e korrupsionit janë në ekzekutivin Rama. Por nuk është rasti që nuk ka ose nuk ka pasur korrupsion masiv dhe kriminelë në institucionet më të larta të SHBA -së ose Evropës, ose, siç ka ndodhur tani në Poloni, përpjekja është e dukshme atje për të pezulluar sundimin e ligjit. Prandaj, përfaqësuesit tanë në Shqipëri tani nuk duhet t’i trajtojnë shqiptarët si nxënës budallenj të shkollës. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38