Flash News

POLITIKOFF

Poem Blu Vulën e vë në gjumë Dhurata Dora

Poem Blu Vulën e vë në gjumë Dhurata Dora

Një nga fëmijët më të përfolur për momentin nga showbizz-i është Poem Blu Vula - vajza e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës.

Prindërit e rinj janë duke e shijuar në maksimum këtë eksperiencë dhe gjatë gjithë kohës postojnë momente të ndryshme të vogëlushes së tyre.

Duke qenë se Poem Blu ka ardhur në jetë në Gjermani, familjarët e tyre ende nuk kanë pasur mundësinë ta takojnë dhe në këto kushte ajo që zgjidh punë është biseda në grup me video. Një nga këto bisedat e veçanta është ajo e Sarës me mikeshat e saj.

Në foton e postuar, Sara shkruan se Dhurata arrin ta vërë në gjumë të voglën e saj kur i këndon:

“Poem Blu fle më mirë kur Dhurata Dora këndon për të.”

Poem Blu Vulën e vë në gjumë Dhurata Dora

Të fundit