Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Betohet në presidencë qeveria 'Rama 3'. Pas ceremonisë, Edi Rama zhvilloi mbledhjen e parë me ministrat dhe u ka kërkuar që të zbatojnë Kodin e Etikës ku u ka dhënë disa porosi.

■ E lidhur: Nga jetimët, te krijimi i Agjencisë për Mediat dhe Informim, Rama publikon 4 vendimet e para të qeverisë së re

■ Mediat bullgare: Brukseli ka rezerva në lidhje me nismën "Ballkani i Hapur": Minon integrimin evropian të rajonit

■ Makina iu gjet e djegur në Pukë 8 muaj më parë, biznesmeni italian Davide Pecorelli është gjallë, dyshohet se inskenoi vdekjen

■ Video/ Plas grushti në finalet e boksit në Shkodër, boksierë e tifozë përleshen fizikisht në ring  

■ Vendimet/ Qeveria jep 12 milionë lekë për kurimin e prokurores së Pukës, hapet dogana e Shishtavecit 

■ Mbi 900 aksidente në tetë muaj, kryesojnë të rinjtë; INSTAT: Shifrat në rritje, ky është bilanci për gushtin

■ Pesë viktima nga Covid-19, bie numri i infeksioneve; 25 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore

■ E lidhur: Afro 4.7 milionë viktima nga Covid-19 në botë, shtetet me numër të lartë të infeksioneve

■ Krim në familje/ Divjakë, burri vret me armë gjahu bashkëshorten dhe më pas veten

Të fundit