Flash News

POLITIKOFF

Premtimi që bëri Ruslana për shqiptarët, do e përmbushë pas luftës

Premtimi që bëri Ruslana për shqiptarët, do e

Ruslana është një emër jo pak i njohur për publikun shqiptar. Ajo është këngëtarja ukrainase që fitoi "Eurovizion 2004", vit y kur Shqipëria u bë për herë të parë pjesëmarrëse e këtij festivali europian me Anjeza Shaninin.

"Wild Dance" e Ruslanës ishte kënga fituese dhe kjo këngë është dhe një nga këngët ma të pëlqyera ndër vite të kompeticionit evropian të muzikës.

Ruslana tani është kthyer në një zë të fuqishëm të popullit të saj, në një kohë shumë të vështirë për ta. Ajo ka pasur lidhje të shumta me televizione të ndryshme në botë. Dje, Ruslana ishte e ftuar përmes Skype, tek "Rudina" në tv Klan. Ndër të tjera, ajo i ka dhënë një premtim shqiptarëve, që do të vijë të performojë në vendin tonë pas përfundimit të luftës.

Rudina Magjistari: Ku e gjeni gjithë këtë motivim, gjithë këtë forcë për të sakrifikuar edhe jetët tuaja për hir të vendit tuaj?

Ruslana: Unë e dua këtë tokë, do bëja gjithçka që të fitojmë luftën dhe të fitojë dashuria.

Rudina Magjistari: Cila do ishte thirrja që do të bësh sot publike nëpërmjet transmetimit tonë?

Ruslana: Ju për ne jeni vëllezër e motra. Ne me ju kemi të ngjashëm mentalitetin. E duam shumë tokën tonë. Do doja ta thoja, e rëndësishme që jemi të gjithë bashkë. Mos mendoni që është lufta diku dhe po mbrohemi, ne do i mbrojmë të gjithë. Jemi shumë të fortë. E rëndësishme është që të kuptojmë që kemi një tokë, një jetë që duhet ta vlerësojmë dhe të bëjmë gjithçka për të. Dua vetëm të jemi të gjithë bashkë.

Në përshëndetjen e fundit përpara largimit, Ruslana ka edhe një premtim për Shqipërinë. "Mos harroni që unë ju dua shumë dhe kur të mbarojë lufta do vij tek ju me “Wild Dances”. Ju falënderoj!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ruslana (@ruslana.lyzhychko)

Të fundit