Flash News

POLITIKOFF

Prindërit e Capital T i kanë dhënë edhe 1 vit kohë për t`u martuar, reperi: Drejt asaj rruge po shkojmë

Prindërit e Capital T i kanë dhënë edhe 1 vit kohë

Në "Kurthin e Piter Pan" në Klan tv me Alketa Vejsiun ka qenë i ftuar reperi i njohur Capital T, i cili ndër të hera është pyetur nga fëmijët edhe për nusen e ardhshme.

Gazetarët e vegjël të emisionit madje kërkuan të dinin nëse e ka gjetur nusen për të plotësuar kushtin e prindërve (edhe një vit kohë ke për të gjetur nuse).

“Në fakt, kështu më kanë thënë, edhe një vit kohë, por unë them që ata kanë kohën e tyre, unë kam kohën time. Një vit apo një vit e gjysmë, drejt asaj rruge po shkojmë”, – tha Capital T, i cili shtoi se zemrën ia kanë rrëmbyer dhe se është rrugës për ta konsoliduar lidhjen e dashurisë.

Por reperi tha gjithashtu se gjithmonë jetën private ka dashur ta mbajë larg publikut: “Kam dashur që gjërat e mia më të shtrenjta t’i kem për vete”.

Capital T është përfolur shumë për një lidhje me Adrola Dushin, por ene nuk ka një konfirmim nga asnjëra palë.

 

Të fundit