Flash News

POLITIKOFF

Prindërit e Miley Cyrus sërish drejt divorcit

Prindërit e Miley Cyrus sërish drejt divorcit

Prindërit e Miley Cyrus janë drejt divorcit për herë të tretë – gati pesë vjet pasi ata anuluan të dytin. Tish Cyrus paraqiti kërkesën për divorc nga Billy Ray Cyrus në Tenesi më 6 prill pas 29 vitesh martesë dhe pesë fëmijëve, sipas të dhënave të gjykatës të siguruara nga Page Six. Aktorja dhe producentja, 54 vjeçare, përmendi "dallimet e papajtueshme" si arsyen e ndarjes dhe pretendoi se ajo nuk ka jetuar me 60-vjeçarin që nga shkurti 2020, sipas dokumenteve.

Prindërit e Miley Cyrus sërish drejt divorcit

Tish i kërkoi gjykatës të bënte një "shpërndarje të barabartë" të pasurive të tyre dhe që të bëhej një "ndarje e drejtë dhe e duhur" e borxheve të tyre martesore. Billy Ray ishte i pari që bëri kërkesë për divorc në vjeshtën e vitit 2010, por ai e tërhoqi kërkesën disa muaj më vonë, duke thënë se donte të punonte dhe të përmirësonte martesën. Mes ndarjes, pati një thashethem që pretendonte se Tish ishte lidhur me rockerin e Poison, Bret Michaels.

Megjithatë, përfaqësuesi i Michaels e mohoi aferën në atë kohë, duke thënë, "Kjo është e pavërtetë. Ai e respekton familjen dhe ka punuar me Miley dhe Tish në një nivel profesional.”

Më pas në vitin 2013, Tish ishte ajo që bëri kërkesë, por çifti prej shumë vitesh u pajtuan vetëm 10 ditë më vonë.

Prindërit e Miley Cyrus sërish drejt divorcit

“Ne të dy u zgjuam dhe kuptuam se e duam njëri-tjetrin dhe vendosëm që duam të qëndrojmë së bashku”, thanë dyshja në një deklaratë të përbashkët për People në atë kohë.

"Ne të dy shkuam në terapinë e çifteve, diçka që nuk e kemi bërë në 22 vjet që jemi bashkë, dhe kjo na afroi më shumë dhe e hapi vërtet komunikimin tonë në mënyrë të mahnitshme."

Në vitin 2017, divorci u anulua për shkak të katër viteve pasiviteti në gjykata. Përveç 29-vjeçares Miley, Tish dhe Billy Ray kanë katër fëmijë të rritur: Brandi, 34, Trace, 33, Braison, 27 dhe Noah, 22 vjeç. Billy Ray gjithashtu ka një djalë, Christopher, 30 vjeç, me ish-të dashurën Kristin Luckey. Ai ishte i martuar më parë me Cindy Smith nga viti 1986 deri në 1991.

Të fundit