Flash News

POLITIKOFF

Pritjes i erdhi fundi! Del data e filmit “Në kuadër të dashurisë”

Pritjes i erdhi fundi! Del data e filmit “Në kuadër të

Pritjes i erdhi fundi! Filmi i diskutuar më i momentit “Në kuadër të dashurisë” ku do të marrë pjesë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Lajmi është dhënë nga vetë TopChannel.

Xhirimet e filmit më të komentuar të momentit “Në kuadër të dashurisë” po vazhdojnë dhe ne ende mbetemi kuriozë të shikojmë personazhet e “Big Brother VIP” së bashku si aktorë. Por gjithashtu së bashku me ta, edhe të gjithë aktorët e tjerë.

E në fakt kur regjisori Koloreto Cukali tha se ky do të ishte një kast ëndrrash, nuk na e kishte marrë mendja se gjithë këta personazhe kaq të dashur për publikun, do të bëheshin bashkë. Duke nisur nga aktorët profesionistë e deri tek personazhet publikë më në zë të momentit, një realizim spektakolar është duke u krijuar.

Të fundit