Flash News

POLITIKOFF

Problemet me drogën dhe deri tek ndarja me të fejuarin, si i përballoi Demi Lovato

Problemet me drogën dhe deri tek ndarja me të fejuarin, si i

Demi Lovato ka pasur vite të vështira. Që nga mbidoza e deri tek ndarja me të fejuarin, duket se këngëtarja amerikane po kalon shumë.

Pasi u rehabilitua - kujtojmë se mbidoza për pak i mori jetën - vendosi t’i rikthehej karrierës pikërisht kur nisi pandemia e koronavirusit dhe së fundmi përjetoi edhe ndarjen nga i fejuari i saj, Max Ehrich.

Vetëm 5 muaj pas ceremonisë së fejesës dyshja u ndanë. Së fundmi në një intervistë, Demi ka treguar se pas ngjarjeve të fundit që i kanë ndodhur, mësoi të vendoste veten në radhë të parë.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme që kam mësuar është se jam shumë mirë me veten dhe e dua veten time. Nuk ndihesha kështu derisa këtë vit fillova të eksploroj gjëra që më sollën lumturi në mënyra të vogla”-tha këngëtarja.

Të fundit