Flash News

POLITIKOFF

“Programet e dikurshme më mirë se tani”, Lori Hoxha i përgjigjet ndjekësit për programacionin e TCH

“Programet e dikurshme më mirë se tani”, Lori Hoxha i

Mbrëmë në Instastory, Lori Hoxha i ofroi ndjekësve të saj ta pyesnin për çfarë të dëshironin. Një prej ndjekësve të saj i shkroi Lorit  për kohët e arta të “Top Channel” dhe programet e dikurshme që preferonte t’i shihte më shumë se këto tani. 

Lori e ka postuar këtë pyetje dhe madje edhe e ka argumentuar duke thënë se çdo lloj kohe konsiderohet si “kohë e artë” dhe tani jemi në kohë të tjera dhe se nuk mundet që në të njëjtën periudhë të përjetohen të dyja kohët dhe të kuptohet se cila është më e mirë.  

 “Kohë të arta ka gjimnazi, kohë të arta ka universiteti, kohë të arta ka dhe pensioni. Kam kuptuar që qënia njerëzore e dashuron të shkuarën dhe shpesh e idealizon. Nostalgjia është problem sepse të bën të besosh që çdo gjë që ka qenë, është më e mirë se ç’është e çdo të jetë. Ato ishin kohët e arta për kohën, këto janë kohë të tjera. Nuk i përjetojmë dot të dyja në kohë reale që të kuptojmë cila na pëlqen më shumë. Kohët ndryshojnë e me të dhe njerëzit e mënyra se si jetojmë. Nuk mund të pëlqejmë e shikojmë të njëjtat gjëra. Ajo ishte atëherë, tani është tani”, shkruan Lori. 

“Programet e dikurshme më mirë se tani”, Lori Hoxha i

Të fundit