Flash News

POLITIKOFF

Provat kundër tij, Johnny Depp humbet gjyqin

Provat kundër tij, Johnny Depp humbet gjyqin

Aktori Johnny Depp ka humbur sot betejën e bujshme gjyqësore kundër  ish- bashkëshortes së tij Amber Heard dhe gazetës 'The Sun'.

Pas një gjykimi prej 16 ditësh, Gjykata e Lartë e Londrës zbuloi se aktori ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. U vërtetua që gjatë marrëdhënies së tyre të trazuar, Johnny Depp e ka dhunuar fizikisht 12 herë.

Provat kundër tij, Johnny Depp humbet gjyqin

E ndërsa avokatët e Depp kanë akuzuar gjyqtarin:

"Ky vendim është sa i çoroditur, aq edhe hutues. Më shqetësuese është mbështetja e gjykatësit në dëshminë e Amber Heard dhe mosrespektimi përkatës i malit të kundër-provave nga oficerët e policisë, praktikuesit e mjekësisë, dëshmitarë të tjerë të padiskutueshëm dhe një sërë provash që i bllokojnë plotësisht pretendimet, pikë për pikë. E gjithë kjo u anashkalua. Gjykimi është kaq i gabuar sa do të ishte qesharake që Z. Depp të mos e apelonte këtë vendim."

Provat kundër tij, Johnny Depp humbet gjyqin

Me këtë vendim, aktori  57-vjeçar, do të përballet me shkatërrim financiar dhe me reputacionin e tij të rënduar. Depp paditi botuesin e 'The Sun', Neës Group Neëspapers (NGN) dhe redaktorin ekzekutiv të tij, Dan Ëootton, per një artikull të botuar në prill të 2018-ës, ku Johnny Depp akuzohej drejpërdrejt si dhunues.

 

Të fundit