All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Pse burrat me mjekër janë më tërheqës

All - Paragraf - 1

Pse burrat me mjekër janë më tërheqës

Të shumta janë studimet që kanë nxjerrë si përfundim se gratë i shohin si më tërheqës burrat me mjekër sesa ata pa mjekër. Një studim i ri, në Universitetin e Queensland, i cili përfshiu 919 gra, u kërkoi atyre të vlerësonin një sërë tiparesh mashkullore.

All - Paragraf - 3

Në përgjithësi, “tiparet mashkullore” që përfshinin: mjekër, nofull të theksuar dhe sy të thellë u vlerësuan si më tërheqëset.

Sipas raportit, preferencat për mjekër, ishin më të larta tek gratë me “ambicien më të fortë riprodhuese”, që donin fëmijë, duke sugjeruar një lidhje mes pjellorisë dhe pamjes më “të egër” mashkullore.

Lidhja midis pamjes fizike të partnerit/es me sa të lumtur jemi në një marrëdhënie nuk është një lidhje e drejtpërdrejtë. Studime të bëra në çifte të martuar heteroseksualë, tregojnë se në përgjithësi gratë janë më të kënaqura kur burri i tyre nuk është shumë i pashëm.

Gjithsesi, studimet që shohin preferencat e femrave, në lidhje me mjekrën, mund të jenë një arsye e mirë për ta rritur atë. Sigurohuni të kujdeseni dhe mos të krijoni idenë e dikujt që thjesht ka lënë veten pas dore.

Teksa një studim i 2016-ës, thotë se gratë i shikojnë burrat me mjekër, jo vetëm si më mashkullorë, por edhe më të sigurt, më të zellshëm, më të sinqertë dhe më zemërgjerë sesa burrat pa mjekër.

Të fundit