Flash News

POLITIKOFF

Pse Italisë i duhet të ndryshojë këngën për në "Eurovision 2022"

Pse Italisë i duhet të ndryshojë këngën për

Dy artistët italianë që fituan "Sanremo 2022", Mahmood dhe Blanco - të cilët po ashtu do përfaqësojnë Italinë në Eurovizion 2022-  janë të detyruar të modifikojnë këngën e tyre për të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës.

Kënga “Brividi” do të duhet të shkurtohet deri në tre minuta për shkak të rregullave të spektaklit evropian. Versioni aktual i këngës është 3 minuta dhe 21 sekonda.

“Ka një problem teknik për Eurovision sepse kënga është e gjatë. Ne u munduam ta shkurtojmë në çdo mënyrë, por nuk ja dolëm. Por rregulli është strikt dhe nuk bëhen përjashtime. Po bëjmë të pamundurën bashkë me stafin që të heqim 30 sekonda, megjithëse janë shumë për një këngë. Ndaj ‘Brividi’ do vijë në një version tjetër, ndryshe nga ai i festivalit, por premtojmë që do jetë njësoj i bukur. Prandaj do të jetë një version ndryshe nga ai i Festivalit, por ju premtojmë se do të jetë gjithsesi e bukur," u shpreh Mahmood në një intervistë.

Të fundit