Flash News

POLITIKOFF

Pse po i habit të gjithë fansat e saj intervista e sikletshme e Jennifer Aniston

Pse po i habit të gjithë fansat e saj intervista e sikletshme e

Jennifer Aniston ka qenë e ftuar në programin e mëngjesit në një shfaqje britanike ku dukshëm është mërzitur nga drejtuesi i emisionit.

Aktorja 52-vjeçare ishte e ftuar në “The One Shoë” të mërkurën për të diskutuar se si ishte filmimi i sezonit të 2-të të dramës ku ajo është protagoniste bashkë me aktoren Reese Witherspoon me serialin "The Morining Show" që transmetohet në Apple TV+.

Kur aktorja filloi të fliste, ajo u ndërpre nga prezantuesi Jermaine Jenas dhe nga pamja e aktores, u kuptua se nuk i pëlqeu aspak. Skena e ashpër filloi pasi Aniston u shfaq në distancë në programin e bisedës me Witherspoon, dhe filloi të fliste për atë se si ishte të filmosh skena në orët e hershme të mëngjesit.

Shikuesit e “The One Show” e quajtën intervistën e Jennifer Aniston së bashku me Reese Witherspoon “të pakëndshme”.

“Unë arrita atje në 5 të mëngjesit dhe korridoret ishin të qeta dhe njerëzit po zgjoheshin ngadalë, dhe pastaj krejt papritur, treni fillon të lëvizë dhe bëhet më i çmendur dhe më i çmendur.”

Në këtë moment Jenas e ndërpreu Aniston për t’i bërë një pyetje Witherspoon, duke nënkuptuar se Aniston nuk i pëlqen të zgjohet herët.

“Reese, duhet të jem e sinqertë me ty, Jennifer më tregoi shumë se ajo nuk është një person i mëngjesit,” tha ai, në të cilën Aniston u shfaq e habitur.

Ëitherspoon vazhdoi pa probleme bisedën, duke i thënë Jenas: “Jo, unë jam padyshim një person i mëngjesit. Jen dhe unë flasim për këtë gjatë gjithë kohës. Unë jam personi i mëngjesit dhe ajo është më shumë një person i natës”.

Ndjekësit e emisionit postuan menjëherë në Twitter sulme ndaj Aniston për mënyrën se si ajo iu përgjigj komenteve të Jenas. Ndërsa të tjerë padyshim mbrojtën Aniston dhe argumentuan se Jenas ishte ai që kishte gabuar.

“TheOneShow na vjen keq, por nuk mendoj se Jennifer Aniston ishte aspak e pasjellshme dhe është e vrazhdë të prishësh dikë kur flet, njerëzit duhet të qetësohen,” shkruhet në një nga postimet në Twitter.

Të fundit