Flash News

POLITIKOFF

Pse teksti i këngës së Elsa Lilës është 'i pakuptueshëm'?

Pse teksti i këngës së Elsa Lilës është 'i

Performanca e Elsa Lilës, e cila u shfaq në skenë sërish pas 15 vitesh, u kthye në një nga sekuencat më virale dhe të klikuara në ditën e sotme. Me një stil veshje të njejtë si 15 vite më parë, por me një shkëlqim ndryshe në fytyrë, pasi këtë herë performoi me një këngë të dedikuar për vajzën e saj, 'Evita', duke e patur përballë, të ulur në skenë.

Edhe pse me një pëlqyeshmëri dhe emocion të lartë, shumë njerëz shfaqën 'ankesa' se nuk arritën të kuptonin fjalët e tekstit.  Ne shekujt XVIII, IX e XX Evropa ka qenë e ndarë në dy kampe sa i përket penetrimit të gjuhës në muzikë.

Në një kamp ishin mbrojtësit e muzikës të pastër që mendonin se muzika si e vetme, pa qenë skllave e tekstit, përcjell nivel më sublim dhe shpirtëror të emocionit. Ndërsa të dytet mendonin se gjuha dhe poezia e plotësojne muzikën pasi rrëfejne një emocion dhe vizatojnë një ndjesi e ngjarje në mënyrë më të plotë. Por, në këtë këngë, në mënyrë të madhërishme, jo vetëm që ndihet konflikti i tekstit dhe muzikës, por në fakt pakuptushmëria e tekstit dhe në anen tjetër qartësia e disa fjalëve ne momente të caktuara e amplifikojnë akoma më shumë emocionin dhe ndryshimin e gjendjes shpirtërore.

Pse teksti i këngës së Elsa Lilës është 'i

Specifikisht verbalizimi i fjalëve Dielli dhe Qielli në momentin më të duhur beshkëdyzohet me tingujt muzikës se orkestrës dhe zërit unik të Elses dhe e katapultojnë forcën e këngës në një rrafsh tjetër.

Të fundit