Flash News

POLITIKOFF

Pse "thumbi" i Ori Nebijajt i dogji Megi Pojanit?

Pse "thumbi" i Ori Nebijajt i dogji Megi Pojanit?

Një postim i Ori Nebijajt duket se ka prekur Megi Pojanin. Të paktën kështu u interpretua (ndoshta keqkuptua) si në media, ashtu dhe nga vetë Megi, e cila reagoi.

Si nisi e gjitha?

Dje pasdite, Ori Nebijaj thumboi një nga moderatoret e reja të ekranit dhe e quajti madje dhe "shkarravinë":

“Pu pu pu. E diela në shtëpi përfundimisht një torturë për sytë nëse bën ‘zapping’ në televizor. Ca emisione shterpë dhe tallava e ca shkarravina që bëjnë si moderatore, por që shkaktojnë dhimbje sysh dhe veshësh. Ndjesë për mllefin e sinqertë, por i ka jeta dhe këto."

Pse "thumbi" i Ori Nebijajt i dogji Megi Pojanit?Pse "thumbi" i Ori Nebijajt i dogji Megi Pojanit?

Kjo bëri shumë bujë në rrjtetet sociale dhe në mediat online, teksa dolën dhe në konkluzionin se ky thumb shkonte për Megi Pojanin. Vetë Megi Pojani reagoi duke shkruar:

“Unë jam fëmijë I ’96-tës. Nuk jam e ’80-tës dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek ‘eleganca’ e Mediaset dhe Mina e Celentano. Unë jam rritur me Disney Channel, me serialet amerikane dhe MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di shumë mirë si e bëj punën time. Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, UNË MEGIPOJANIZOJ!”- shkruante Megi, e cila momentalisht është moderatore e “Maskat” në “E diell”.

Pse "thumbi" i Ori Nebijajt i dogji Megi Pojanit?

Por Ori reagoi sërish, duke thënë se ajo e kishte fjalën për moderatoren e famshme italiane, por Barbara D’Urso, emisioni i së cilës transmetohet gjithashtu të dielën, dhe sërish e pyet në mënyrë indirekte Megin se pse i dogji:

“Pu pu pu, ça paskeni qenë për içik thashethem! Me Barbara D’Urson e kisha dhe #barbaradursorizimin e mendjeve artistike. Si tha xhaxhi Jovan Bregu: Pse të djeg miza ty moj xhan pse?"

Pse "thumbi" i Ori Nebijajt i dogji Megi Pojanit?

Të fundit