Flash News

POLITIKOFF

Pse u prish miqësia e Luizit me “Maestron”?

Pse u prish miqësia e Luizit me “Maestron”?

Që pas kurthit që i ngriti duke e futur në tualet me Kristin, marrëdhënia e Luizit me Armaldon u lëkund. Mirëpo teksa shumë menduan se gjithçka kishte mbetur brenda shtëpisë së “BBV” kjo nuk është e vërtetë.

Maestro dhe Ejlli duket se nuk i kanë rregulluar raportet as tani që janë jashtë formatit dhe fakti që nuk e ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram” është një “provë” për këtë.

Me një vështrim në rrjetet e tyre sociale kuptojmë që ata janë bërë “unfollow” së fundmi nëpërmjet tyre.

Edhe pas deklaratave të përsëritura, ku Maestro kërkonte edhe një bashkëpunim me Luizin, marrëdhënia është shkëputur njëherë e mirë, duke mbyllur kështu një tjetër miqësi të lindur brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Të fundit