Flash News

POLITIKOFF

Publikohet data se kur do të mbahet ceremonia e "Topit të Artë 2021"

Publikohet data se kur do të mbahet ceremonia e "Topit të

Pas një viti pushim, ceremonia për çmimin më të rëndësishëm individual të futbollit - Topi i Artë 2021 -  do zhvillohet.  Sipas revistës ‘ceremonia do të mbahet më 29 nëntor të këtij viti në Paris të Francës dhe do të prezantohet nga Didier Drogba.

Ceremonia e "Topit të Artë 2021" dhe do të zhvillohet në 'Teatrin du Chatelet' në orën 20:30. Aty do të ndahet Topi i Artë për meshkuj dhe femra, trofeu 'Kupa për lojtarin më të mirë të ri' dhe trofeu 'Yashin' për portierin më të mirë. 

Publikohet data se kur do të mbahet ceremonia e "Topit të

Lista e kandidatëve për të fituar këto çmime do të zbulohet të premten e 8 tetorit në orën 17:30.

Gjashtë herë fituesi i këtij çmimi Lionel Messi dhe Megan Rapinoe janë mbajtësit aktual të trofeut individual që nuk u dha vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Të fundit