Flash News

POLITIKOFF

Publikohet udhëzuesi për hapjen e kinemave, çfarë do të lejohet dhe çfarë jo

Publikohet udhëzuesi për hapjen e kinemave, çfarë do

Pas 7 muajsh të mbyllura, do të rihapen kinematë sipas urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Është bërë me dije se ky  është një udhëzues i përkohshëm i cili do të rifreskohet sipas nivelit të riskut. Është zbardhur udhëzuesi i cili përcakton qartë se:

- Në hyrje të kinemave do të matet temperatura dhe për të gjithë ata që e kanë temperaturën mbi 37.5 nuk do të lejohet hyrja në kinema.

- Oraret e shfaqjeve do të bëhen me dije nga administratori i kinemasë dhe do të ketë një hapësirë bosh nga shfaqja në shfaqje.

- Koha midis shfaqjeve do të jetë 15 minuta dhe gjatë këtij afati kohor do të bëhet dhe dezinfektimi i sallave.

- Për të parandaluar grumbullimin në zonat e pritjes të gjitha rezervimet duhen bërë online.

- Stafi i kinemasë dhe vizitorët do të jenë të pajisur të gjithë me maska dhe për monitorimin e respektimit të rregullave, si mbajtja e maskës apo distanca 1.5 metra, në çdo kinema do të ketë staf mbështetës.

- Të mos kryhet konsumim i ushqimeve dhe pijeve në ambientet dhe sallën e kinemasë.

 

 

Të fundit