Flash News

POLITIKOFF

Pyetja e gazetarit acaron Alec Baldwin. Aktori nervozohet dhe tenton ta godasë, bashkëshortja e ndalon

Pyetja e gazetarit acaron Alec Baldwin. Aktori nervozohet dhe tenton ta

Alec Baldwn e humbi gjakftohtësinë me një gazetar ndërsa po merrej në pyetje në rrugë për përfshirjen e tij në vrasjen fatale të Halyna Hutchins në xhirimet e "Rust".

Aktori 63-vjeçar tha në një intervistë për ABC se arma ‘sapo ishte fikur’ dhe se ai nuk e kishte tërhequr  ai këmbëzën e armës.

Alec ishte jashtë shtëpisë së 'Woody Allen' kur u përball me gazetarin e New York Post, Jon Levine. Mes pyetjeve të bërtitura nga Levine, Alec u nervozua dhe me shpejtësi iu drejtua gazetarit, por nuk kontaktoi me të, ndërsa gruaja e tij Hilaria, 37 vjeçe, filmoi momentin në celularin e saj dhe e ndaloi të shoqin që të mos bënte asnjë veprim ndaj gazetarit.

Pyetja e gazetarit acaron Alec Baldwin. Aktori nervozohet dhe tenton ta

Gazetari e postoi takimin në Twitter teksa e pyeti Alec-un për incidentin në të cilin ai pretendoi se arma i ra në dorë pasi ai preku çekiçin e përkulur dhe jo këmbëzën.

"Zoti Baldwin, duhet t'ju pyes, çfarë ju sjell në qytetin e Nju Jorkut?"- dëgjohet teksa e pyet gazetari aktorin.

Hilaria, bashkëshortja e Alec Baldwin i përgjigjet: Të kërkova të largoheshe.

Gazetari vazhdoi të pyeste se kush jetonte në këtë shtëpi pasi Alec ishte në derën e përparme.

Hilaria i tha: "Të lutem ik".

Ndërsa tensionet u shtuan në ato sekonda, Alec iu drejtua gazetarit, me çadër në dorë, dhe bëri të shkonte drejt gazetarit në një mënyrë kërcënuese.

Duke i bërtitur gazetarit, aktori i tha: Nuk të lejohet të fotografosh në shtëpinë private të dikujt.

Aktori e përsëriti këtë deklaratë ndërsa bashkëshortja e kapi dhe e mbajti aktorin.

Të fundit