Flash News

POLITIKOFF

Rihana shtatëzënë për herë të tretë?

Rihana shtatëzënë për herë të tretë?

Fansat e Rihannës po spekulojnë nëse ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, do të kenë një tjetër fëmijë së bashku pasi paparacët e fotografuan atë ndërsa ishte në Milano. Rihanna dhe A$AP tashmë kanë dy fëmijë së bashku, RZA dhe Riot, të cilët i patën midis 2022 dhe 2023. Çifti i famshëm është parë teksa po largoheshin nga aeroporti privat i Milano Linate.

Rihanna, A$AP, fëmijët e tyre dhe shoqja e saj e ngushtë Melissa Forde bënë një udhëtim jashtë vendit për të festuar ditëlindjen e 36-të të yllit të popit. Mbi kokën e saj ishte një kurorë ku shkruhej "Vajza e ditëlindjes".

Nëna e dy fëmijëve kishte veshur një veshje të lirshme, një xhaketë gri dhe një palë taka ngjyrë metalike teksa mbante një pellush të zi në duar. Dukej sikur Rihanna po përpiqej të largonte vëmendjen nga barku i saj. Kohët e fundit, thashethemet se Rihanna është shtatzënë kanë filluar të qarkullojnë në X.

"Rihanna është përsëri shtatzënë?" pyeti me kureshtje një person në platformën e mediave sociale të martën.

 

Të fundit