Flash News

POLITIKOFF

Rikthehen "Friends", data e publikimit dhe detaje nga të ftuarit specialë

Rikthehen "Friends", data e publikimit dhe detaje nga të ftuarit

Episodi special i “Friends” i cili është i shumëpritur nga miliona fansa në të gjithë botën prej muajsh, më në fund ka një datë zyrtare transmetimi.

Rikthehen "Friends", data e publikimit dhe detaje nga të ftuarit

Më 27 maj, Jennifer Aniston, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc, Courteney Cox, David Schëimmer dhe Mattheë Perry do të ribashkohen dhe premiera do jetë ekskluzivitet i HBO Max dhe do të transmetohet në këtë platformë.
Traileri i parë i serisë “The one ëhere they get back together” është publikuar dhe është shpërndarë nga miliona adhurues të një prej serialeve më ikonike ndër vite.

Rikthehen "Friends", data e publikimit dhe detaje nga të ftuarit

Ata do të shfaqen së bashku me yjet e tjerë joprotagonistë, duke përfshirë Maggie Wheeler (Janice), James Michael Tyler (Gunther), Reese Witherspoon (Jill) dhe Tom Selleck (Richard), si dhe Elliott Gould dhe Christina Pickles, të cilët luajnë prindërit e Ross dhe Monica-s, Jack dhe Judy.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

Të ftuar të famshëm, përfshirë David Beckham, Lady Gaga, BTS, Cara Delevingne, Mindy Kaling, James Corden, Malala Yousafzai dhe Justin Bieber, pritet të shfaqen gjithashtu.

Një teaser i ribashkimit, i publikuar dje, tregon 6 aktorët që ecin së bashku me një version melodik të kolonës zanore të Friends, “I'll Be There For You” nga The Rembrandts.

Të fundit