Flash News

POLITIKOFF

Rikthehet Eurovision, përcaktohet kur do të performojë Shqipëria

Rikthehet Eurovision, përcaktohet kur do të performojë

2020-a ka qenë një vit i vështirë për të gjithë ne për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe ndër shumë anulime të eventeve të ndryshme, edhe "Eurovision 2020" ishte një ndër të shumtët që u anulua.

"Fall from the Sky" ishte kënga e Arilena Arës që do të përfaqësonte Shqipërinë, mirëpo Arilena nuk do mund të na përfaqësojë dhe ky është një vendim i Festivalit të Këngës dhe organizatorëve të cilët kanë nisur punën për edicionin e 59-të të tij.

Eurovision do të rikthehet dhe ka vendosur që këtë edicion të mos hidhet shorte, por do të mbahet e njëjta ndarje në gjysmëfinalet. Kështu Shqipëria do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë në 20 Maj.

Disa prej shteteve do të konkurrojnë me këngët që ishin planifikuar për 2020-ën, por vendi ynë do ta zgjedhë përfaqësuesin në Festivalin e Dhjetorit.

Së fundmi janë publikuar edhe këngët që do të konkurrojnë në festival, ku marrin pjesë artistë të njohur si Era Rusi, Devis Xherahu, Orgesa Zaimi, Festina Mejzini, Franc Koruni, Inis Neziri, Sardi Strugaj, Gjergj Kaçinari, Durim Morina (Mirudi), Evi Reçi, Rosela Gjylbegu, Kastro Zizo, Klinti Çollaku, Anxhela Peristeri, Wendi Mancaku, Fatos Shabani, Florent Abrashi, Enxhi Nasufi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Erik Lloshi, Xhesika Polo, Manjola Nallbani, Giliola Haveriku, Viktor Tahiraj, Agim Poshka, Stefan Marena.

 

 

 

Të fundit