Flash News

POLITIKOFF

Rikthehet "Gjeniu i Vogël", kush është aktorja e njohur që do e prezantojë

Rikthehet "Gjeniu i Vogël", kush është aktorja e njohur

Do të rikthehet në ekranin shqiptar emisioni i fëmijëve "Gjeniu i Vogël". Emisioni nuk do të jetë më në Klan siç jemi mësuar vite më parë, por tashmë do të jetë në Vizion Plus.

Në kërkim të talenteve të vegjël që kanë pasion këngën e muzikën, “Gjeniu i vogël” do të rikthehet për të mbështetur të gjithë artistët e vegjël.
Ndonëse prezantuesit e programit ndër vite kanë qenë Alketa Vejsiu, Suela Demiri, Klea Hura, prezantuesi i këtij edicioni do të jetë aktorja e njohur shqiptare - e cila po ashtu ka shumë eksperienca në moderim - Jonida Vokshi.

Ajo, përmes një postimi në rrjetet sociale në një mënyrë ka zbuluar se do të jetë moderatore në këtë program. Në një video ku shfaq të bijën Emi, aktorja shkruan: Po bëhet gati për tek ‘’Gjeniu i vogël’’. Në fakt po bëhemi të dyja.

Kujtojmë se “Gjeniu i vogël” ka qenë programi i cili ka nxjerrë një sërë talentesh, që vazhduan rrugëtimin në muzikë për shumë gjatë, mes tyre emrash si Olta Boka, Kejsi Tola, Xhensila Myrtezaj etj.

Rikthehet "Gjeniu i Vogël", kush është aktorja e njohur

Të fundit