Flash News

POLITIKOFF

Risitë e serisë së re të Samsung Galaxy S21 dhe Galaxy Buds Pro

Risitë e serisë së re të Samsung Galaxy S21 dhe Galaxy Buds

Duke qenë se jemi në kushte pandemie, ashtu si shumë evente të ndryshme në gjithë botën janë anuluar dhe po realizohen vetëm online. kështu ka nddhur dhe me një nga eventet më të rëndësishme të kompanisë Samsung Electronics.

Risitë e serisë së re të Samsung Galaxy S21 dhe Galaxy Buds

Në një event global Unpacked, Samsung Electronics Adriatic prezantoi modelet e saj më të fundit flagship në eventin virtual lokal - Galaxy S21, Galaxy S21+ dhe Galaxy S21 Ultra, si dhe kufjet ëireless Galaxy Buds Pro. Eventi virtual mblodhi pjesëmarrës nga tetë vende të rajonit ku Samsung operon, si dhe disa personazhe publike.

Risitë e serisë së re të Samsung Galaxy S21 dhe Galaxy Buds

Galaxy S21 ka një dizajn të ri, më kompakt, ndërsa Galaxy S21+ u ofron përdoruesve një ekran të zgjeruar 6.7 inç dhe një bateri më të fuqishme. Galaxy S21 do të jetë i disponueshëm në ngjyrë vjollcë të tejdukshme, gri të tejdukshme, rozë të tejdukshme dhe të bardhë të tejdukshme, në versione 128 GB dhe 256 GB, si dhe 8 GB RAM.

Risitë e serisë së re të Samsung Galaxy S21 dhe Galaxy Buds

Galaxy S21+ vjen në ngjyrëVjollcë të tejdukshme, të Zezë të tejdukshme dhetë Argjendtë të tejdukshme, në versione 128 GB dhe 256 GB dhe me 8 GB RAM. Të dy telefonat inteligjentë kanë kamera të nivelit më të lartë me opsione dhe veçori të panumërta.

Audio dhe komunikimi i pastër janë shumë të rëndësishëm për Samsung dhe të gjithë përdoruesit e tij. Me një ëoofer 11 mm me thellësi mbresëlënëse dhe një tëeeter 6.5 milimetër, Galaxy Pro Buds japin një tingull më të pasur, më të gjallë me ndërhyrje minimale nga ambjenti përreth. Përveç se kanë një pamje të re dhe elegante, këto kufje ëireless janë gjithashtu të papërshkueshme nga uji dhe mund të zgjasin deri në tetë orë mes karikimeve.

Risitë e serisë së re të Samsung Galaxy S21 dhe Galaxy Buds

Pajisjet e reja Samsung janë tashmë edhe në tregjet Shqiptare që nga fundi i janarit.

Të fundit