Flash News

POLITIKOFF

Rita Ora dhuron kostumin popullor për "Muzeun Etnografik të Tiranës"

Rita Ora dhuron kostumin popullor për "Muzeun Etnografik të

Kostumi i parë popullor shqiptar për projektin  “Muzeut Etnografik të Tiranës” është ai që veshi Rita Ora në mini-albumin e saj të quajtur “Bang”. Album i cili pati shumë ndikim tek fansat e saj shqiptarë, pasi këngëtarja u vesh me kostume tradicionale, për të cilat u kujdes stilisti Valdrin Sahiti.

Lajmin e dhuratës së Rita Orës e ka bërë me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Tëitter.

“Shumë faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer ‘Queens Arms’ në qendër komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang’”, shkruan Veliaj.

“Muzeu Etnografik të Tiranës” do krijohet brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve” dhe bashkë me të tjera sende do të ekspozohet edhe ky kostum.

Të fundit